OFL çon letrat, ”të fortët” të dënuar për trafik droge

Tirana është ndalesa e radhës e OFL-së. Dy të “piketuarit e saj” janë Alfred Beqiri dhe Besim Zenuni, të dënuar për trafik droge. SIpas Operacionit Forca e Ligjit, këta individë si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

”OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: A.B, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; B.Z, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, thuhet në njoftimin e OFL-së.

SHKARKO APP