OFL i kërkon letrat e pasurisë, ja kush është Emiljano Hysenaj

Në ditën e tretë të operacionit “Forca e Ligjit”, ka zbarkuar sërish në qytetin e Durrësit. Letrat për deklarimin e pasurive i’u janë dërguar tri emra të njohur dhe të dyshuar për lidhjen me krimin.

Emiljano Hysenaj është një nga personat që tashmë do i duhet që të justifikojë origjinën e pasurisë së tij, pasi Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar një formular të cilin duhet ta plotësojë brenda 48 orëve ose në të kundër pasuria e tij do të sekuestrohet.

Hysenaj rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash. Emiljano Hysenaj u arrestua në maj të 2018 në Gjermani së bashku me 12 shqiptarë të tjerë pasi u akuzuan se futën të paktën 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milion euro në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama

I gjithë grupi kriminal ishte i mirë organizuar me detyra të qarta dhe të përcaktuara. Po kështu duhet që të justifikojë pasurinë edhe Edlir Hysenaj, banues në Durrës, i cili sipas OFL kalidhje familjare me Emiljano Hysenaj, pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?