OFL i kërkon llogari 4 subjekteve në Tiranë: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Tiranë, ku iu ka kërkuar 4 subjekteve që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.

Bëhet fjalë për shtetasit; Nderim Markola, Durim Dervishi, Kliton Nanushi si dhe Ergys Mëcukun.

Sipas OFL-së, Markola, banues në Tiranë, rezulton i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, Dervishi, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, mësohet se Nanushi është i dënuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur” si dhe Mëcuku rezulton i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

NJOFTIMI

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

N. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

D. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

K. N., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;

E. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?