OFL iu dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 5 të dënuarve
Operacioni Forca e Ligjit ka njoftuar sot se iu ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë pesë personave të dënuar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale.
Sipas informacioneve, formulari i deklarimit të pasurisë është dërguar për:
Gazmend Hasin, banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Enver Jakimin, banues në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;
Indrit Taulla, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vrasja me paramendim”;
Mario Zeqirin, banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Hajri Seferin, banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.