OFL-ja 39 ditë afat, ja çdo të ndodhë pas 31 dhjetorit
Operacioni Forca e Ligjit, do të ketë fuqi pas 39 ditëve, kur data të shënoj 31 dhjetorit 2020? OFL-ja e nisi punën në janar të këtij viti me aktin normativ numër 1 datë 31 janar 2020 dhe në nenit 38 të tij parashikon afatin e efektit të përkohshëm deir më 31 dhejtor 2020.
Sipas një bilanci të kërkesave depozituar pranë prokurorisë së posaçme deri më 5 nëntor janë depozituar 192 kërkesa nga struktura e Operacionit Forca e Ligjit.
Pas trajtimit të tyre, Prokuroria e Posaçme ka konluduar me 101 kërkesa drejtuar gjykatës për sekuestro, 20 për heqje sekuestro të vendosur më parë nga policia, 22 kërkesa janë refuzuar, 30 janë kthyer për plotësim veprimesh në polici, 7 kërkesa për vendosje masë parandaluese, 49 kërkesa për konfiskim dhe 12 kërkesa janë duke u vlerësuar nga prokurorët.
Për Report Tv, avokati Bashkim Nikolla, thotë se veprimet e OFL i certifikon vetëm gjykata, ndërsa do duhej që OFL të trokiste tek bosët e vërtet. OFL ka shënuar edhe një rast dështimi, ku pas bujës me formularët e dërguar Lulzim Berishës rezulton se me vendim gjykate tashmë ai ka mundur të marrë jo vetëm automjetin e blinduar por edhe të çlirojë bizneset e tij përfshi dhe ato në hidrokarbure.