“OFL”-ja, Nishani: Rama partner me krimin, figurat e vërteta të tij përfitojnë të ardhura publike

Kreu i Këshilli Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani e quan një propagandë boshe të qeverisë Paketën Anti- KÇK dhe Operacionin Forca e Ligjit.

Në një intervistë për “Syri Tv”, Nishani thotë se figurat e vërteta të krimit përfitojnë të ardhura publike dhe qeveria me Ramën është përgjegjëse për këtë gjë.

Në vijim, ish-Presidenti i Republikës deklaroi se Edi Rama ka përfituar prej krimit dhe është partner me të për të ardhur në pushtet.

Dhe në kohën e kësaj qeverie krimi është intensifikuar shumë, sipas Nishanit.

“Është një propagandë fasadë dhe boshe nga ana e qeverisë. Thelbi i dëmit është se krimi nuk është prekur por është forcuar. Dëmi që ka marrë imazhi i vendit është shumë i rëndë. Kjo qeveri dhe ky kryeministër është përgjegjës për rivitalizimin e krimit. Duke qenë partner për ardhjen në pushtet ka qenë edhe përfitues prej tij. Figurat eminente të krimit janë përfitues të të ardhurave publike. Në porte, energji, minerare etj. Droga që është i vetmi mekanizëm që prodhon para por nuk prodhon ekonomi qarkullues, në të vërtetë rrezikon ekonominë e shëndoshë. Kemi një skenë ku politika është e angazhuar me krimin, ka përfituar pushtet dhe krimi është intensifikuar. Më e rrezikshmja, në afatgjatë, për të luftuar realisht themelin e kriminalitetit, ekonominë kriminale. Ky do të jetë dështim i radhës dhe do ta thellojë akoma më shumë greminën e ekonomisë dhe sigurisë së shqiptarëve”, tha Nishani.

SHKARKO APP