OFL në Berat, ja dosjet e dy të ”fortëve”

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në qytetin e Beratit, ku iu është dërguar formulari për deklarimin e burimit të pasurisë dy të dënuarve për trafik droge në Itali. Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo janë dy subjektet e OFL në Berat. Ata rezultojnë si të dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Berat. Çobo njihet si një nga kriminelët famëkeqë në qytetin e Beratit. Gjithashtu ai është identifikuar si person me rrezikshmëri të lartë kriminale për shkak të veprave kriminale që ka kryer ndër vite. Më mizorja ka qenë ajo e vitit 2013 ku 47-vjeçari në bashkëpunim me 3 të tjerë të maskuar dhe me armë kanë grabitur ish-mikun e tyre Edmond Piti dhe kanë terrorizuar familjen e tij dhe e gjitha ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës. Edhe Gazmend Mahmutaj, është një emër i njohur për Policinë e Beratit. I dënuar me 25 vite burg,

Edison Çobo

I dënuar në Itali për trafik droge, ai është një emër i njohur shumë edhe për drejtësinë shqiptare, teksa në 2018 është arrestuar. Në datë 24 mars të vitit 2018 ai u arrestua, pasi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim më datë 25.09.2017 për prodhim dhe shitje droge në bashkëpunim. Por ngjarja më e rëndë për të cilën është akuzuar ai ka ndodhur në vitin 13 korrik të vitit 2013. Çobo së bashku me tre persona të tjerë u akuzuan se grabitën shtëpinë e biznesmenit Edmond Piti nga Ura Vajgurore. Ata hynë me forcë në shtëpinë e biznesmenit dhe e detyruan t’u jepte 20 milionë lekë të reja. Edmond Piti, pronar i një pike karburanti ishte i njohuri i tij. Çobo momentalisht ndodhet në burgun 313 në Tiranë ku së bashku me Klaudio Hasajn, Iliro Harunin, Skender Vrenozin, Gentian Vrenozin, Ervis Vrenozin, Spartak Cerajn dhe Renato Agalliun, po gjykohen për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunimin, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazmend Mahmutaj

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai rezulton të jetë një emër i njohur për policinë shqiptare deh i dënuar në Itali për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni. Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat kur më herët është ndaluar në Itali, në dokumente kishte emrin Raqi Gjoni. Ndërkohë që e kaluar e tij përfshin edhe kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili është dënuar në itali me 3 vite burg dhe ndalim të ushtrimit të posteve shtetërore për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të parlamentit shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahutajn me të cilin kishte miqësi, për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë (Raqi Gjoni).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?