OFL në terren, të “fortit” nga Sauku i sekuestrohen 3 makina

Pas një mungese me deklarata për sekuestrime vilash dhe makinash luksoze, këtë të mërkurë OFL ka dalë në dritë, ku bëri me dije aksionin e rradhës. OFL-ja i ka sekuestruar tre makina në kushtet e emergjencës Eduart Dushkut banues në Farkë, i njohur edhe si i “forti” i Saukut. Formulari i është dërguar që në shkurt për të justifikuar pasurinë. Dushku ka një “karrierë” të pasur kriminale, i arrestuar disa herë nga Policia e Tiranës, i njohur edhe me emrin Edison.

Ai rezulton me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për disa vepra penale, si: Dëmtime të tjera me dashje, shkatërrim i pronës, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, dhunë në familje, kallëzim i rremë, shkatërrim i pronës me zjarr, shkatërrim i pronës me eksploziv.

Në listën e OFL-së, mësohet se janë 4 janë gra nga Korça dhe Gjirokastra, të cilëve u janë sekuestruar mjetet. Policia e Shtetit deklaron se gjatë ditëve të fundit që nuk ka dërguar formularin për vetëdeklarimet ka vijuar punën për kopsitjen e dosjeve, ndërsa shton se “nëpërmjet strukturës së posaçme OFL, është e vendosur që në bashkëpunim me SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit ta çojë deri në fund këtë operacion jetik, me interes të madh kombëtar e ndërkombëtar”.

Lista

– Tre automjete autovetura në pronësi të Eduart Dushkut banues në Farkë, Tiranë;
– Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;
– Automjeti Audi A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;
– Automjeti në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë;
– Automjeti në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër;
– Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në Gjirokastër;
– Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në Gjirokastër;

SHKARKO APP