OFL sekuestroi ”Golden resort”, GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK-ut: Ka burime të justifikueshme

Një tjetër operacion i OFL-së rrëzohet. Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rrëzon kërkesën e SPAK-ut për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit pronarit të “Golden resort”. Sipas GJKKO, pasuria s’duhet të konfiskohet dhe s’duhet ti kalojë shteti sepse ka burime të justifikueshme të të ardhurave. ”Golden resort” ishte pasuria e parë e sekuestruar nga OFL-ja, e cila vendosi sekuestrimin e resortit pasi Hajrat u dyshuan për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës, por ende kjo akuzë nuk është vërtetuar ndaj tyre dhe ata s’kanë marrë dënim.

Altin Hajri është personi që dyshohet se ka rrëmbyer më 17 janar 2020, Jan Prengën në Kamëz, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke e dhunuar rëndë dhe më tej e kanë transportuar drejt kompleksit të dasmave në pronësi të tij, “Golden” ku dyshohet edhe të ketë ndërruar jetë si pasojë e plagëve, ndërsa trupin e kanë fshehur ku ende policia nuk ka mundur ta gjejë.

Për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, u arrestua edhe Bajram Hajri, por ai u la i lirë në pranverë të 2020. Aktualisht në burg ka mbetur vetëm kopshtari i kompleksit “Golden” Festim Bexhdili, ndërsa në kërkim janë Altin Hajri dhe Gentian Doçaj. Ata u arrestuan me akuzat “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, por sot janë lënë të lirë me detyrim paraqitje apo arrest shtëpie në rastin e Olsi Turjes.

Ende sot nuk është gjetur trupi i Jan Prengës, që u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020. Kompleksi ”Golden” në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ku sot në burg ka mbetur vetëm Festim Bexhdili. Mendohet se Jan Prenga u ekzekutua me urdhër nga “kokat” e bandës, kjo për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është arrestuar në Angli.

SHKARKO APP