OFL “shkon” në Vlorë, çon formularët tek 3 të dënuar për vrasje dhe trafik narkotikësh

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit ka njoftuar se iu ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre personave të dënuar për vrasje dhe trafik lëndësh narkotike në Vlorë.

Bëhet fjalë për  Real Osmanin banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Elidon Bojko, banues në Vlorë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aleksandër Bojko, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme

Njoftimi: 

OFL, 16 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

R.O., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

E.B., banues në Vlorë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

A.B., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?