OFL shkon në Vlorë, tre banorët që duhet të vetëdeklarojnë pasurinë

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve

Saimir Rrapaj, banues në Vlorë, idënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Fotaq Zahari, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit me qëllim përfitimi”;

Bexhet Alliaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Individët e përmendur më lartë , si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP