OFL, shtyhet pa afat shqyrtimi i formularëve nga SPAK dhe GJKKO

Komisioni Parlamentar i Sigurisë, me vetëm një votë kundër i ka dhënë dritën jeshile propozimit të Ministrisë së Brendshme për shtyrjen e pafat të shqyrtimit nga SPAK dhe GJKKO për kërkesat që OFL-ja i ka çuar subjekteve të krimit për konfiskimin e pasurive me burim kriminal.

Anëtarët e Komisionit ngritën shqetësimin për zvarritjen e çështjeve. Sipas tyre shtyrja e afateve duhet të ketë një fund dhe për të mos pasur shkelje të procedurës penale.

Kurse zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, tha se ky është proces parandalues dhe proceset parandaluese nuk mund ti nënshtrohen afateve të parashtrimit.

”Ky proces i parashikuar nga akti normativ nuk ka lidhje me kodin e procedurës penale. Është proces parandalues dhe proceset parandaluese nuk mund ti nënshtrohen afateve të parashtrimit siç mund ti nënshtrohet një krim normal”, u shpreh Hodaj.

SHKARKO APP