OFL u çon letrat, dy të fortët të akuzuar për vrasje e organizatë terroriste

Llazar Bicja, Bledar Ibrahimi janë dy personat që duhet të justifikojnë pasurinë për llogari të OFL. OFL-ja i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Llazar Bicja., banues në Cërrik, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; Bledar Ibrahimi., banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?