OFL, ultimatum 4 të dënuarve për drogë në Korçë: Deklaroni burimet e pasurisë brenda 48 orësh

Operacioni Forca e Ligjit vijon punën në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 dhe kësaj radhe ka shkuar në Korçë ku iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë 4 të dënuarve për drogë..

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Dorian Sako, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;

Swiss Digital Desktop Reklama

Arten Zallemi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;
Zalmir Qyteti, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;
Bledjon Liçe, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?