OFL ultimatum 4 ”të fortëve” në Fier

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin për të deklaruar pasurinë e tyre 4 trafikantëve të drogës nga Fieri. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Gentian Jakupi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Edmond Golloshi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë;

-Vladimir Golloshi, banues në Fier, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Enver Brahushaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

 

SHKARKO APP