OFL vë në shënjestër dy të fortë në Fier, u nis letrat për deklarim pasurie
Operacioni “Forca e Ligjit” u ka dërguar me shkrim kërkesën për të deklaruar pasurinë dy personave nga Fieri, njëri i shpallur në kërkim për drogë, dhe tjetri i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për krim të orgnaizuar.
Dy subjektet e OF-së janë: Z. T., banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe A. I., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.