OFL zbarkon në Korçë, shënjestron 4 të dënuar

Operacioni Forca e Ligjit këtë të mërkurë ka zbarkuar në Korçë. OFL thotë se u ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Dorian Sako, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;

Arten Zallemi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;

Zalmir Qyteti, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;

Bledjon Liçe, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP