Ogerta Manastirliu: Rriten pagat për mjekët dhe infermierët. Ja sa profesionistë të shëndetësisë përfitojnë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se nga 1 korriku është rritur paga për mjekët dhe infermierët. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja u shpreh se paga rritet me 6 % dhe se përfitojnë 19 mijë punonjës të shëndetësisë.

Sipas ministres, kjo rritja ka hyrë në fuqi në 1 korrik dhe ka efektin e saj për gjatë gjithë vitit. Ndërkohë efekti për rritjen e pagave është 10 mln dollarë.

Duke filluar nga 1 korrik për të gjithë mjekët infermieret dhe profesionistët e shëndetësisë paga e tyre rritet me 6%. Kjo është një politikë e qeverisë shqiptarë. Kjo hyn në fuqi nga 1 korriku dhe shtrin efektin gjate gjithë vitit. Efekti për rritjen e pagave është 10 mln dollar dhe nga kjo rritje përfarojnë 19 mijë mjekë dhe infermierë dhe profesioniste të shëndetësisë”, tha ministrja.

SHKARKO APP