Ogerta Manastirliu: Sot do të jetë një ditë shembullore demokracie

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, drejtuesja politike e Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu votoi sot pranë Qendrës së Votimit në shkollën “Jeronim de Rada” në Tiranë.

Pas votimit, ministrja Manastirliu përcolli një mesazh përmes rrjeteve sociale duke u shprehur se “sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, që përmes votës së tyre do të shprehin vullnetin për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme dhe për të ardhmen e Shqipërisë”.

Vota është një e drejtë, por edhe një përgjegjësi për drejtimin që do të marrë vendi në katër vitet e ardhshme. Jam e bindur që qytetarët e Tiranës do votojnë me maturi, qytetari dhe do ta çojnë vendin përmes votës së tyre në drejtimin e duhur. Procesi po shkon normalisht në të gjithë Tiranën, jam e bindur që do të do të vijojë ashtu sikurse ka nisur, me të gjithë standardet dhe e sotmja do të jetë një ditë shembullore demokracie”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?