Ogerta Manastirliu vazhdon takimet si kandidate për kryebashkiake në Tiranë

“Në Asamblenë e Partisë Socialiste të Njësisë 11, së bashku me Albana Koçiun dhe Erion Malajn, që i falenderova për angazhimin e tyre, prezantova drejtuesit politikë të kësaj njësie, Damian Gjiknurin dhe Ervin Hoxhën, të cilët do të mbështeten edhe nga Ulsi Manja.
Nisim një fazë të re rienergjizimi dhe mobilizimi, me më shumë hapje ndaj të rinjve, grave dhe vajzave. Mbi të gjitha, forcojmë marrëdhënien me njerëzit; për të dëgjuar, adresuar dhe zgjidhur shqetësimet e tyre, si dhe për të ndarë punët që po bëhen çdo ditë për Tiranën dhe Shqipërinë”- shkruan Ogerta Manastirliu.
Ajo vazhdon takimet me bazën e PS, si kandidate për kryebashkiake e mazhorancës për Tiranën në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Fakti që emrat VIP nga PS dhe qeveria ishin me Manastirliun, duket hapur se shanset për Erion Braçen janë zero, para vendimit të kryeministrit Rama.
PS dhe Rama e ka deklaruar që me parë se kandidate e PS është Manastirliu.
Por Braçe nuk dorëzohet, ai sot doli në një video në facebook ku tha prerë se “do të kandidoj, nuk tallem…”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?