“Oh nëna ime! Është një çmim që nuk ja uroj askujt…” Koronavirusi i merr njeriun e shtrenjtë deputetit socialist
Deputeti socialist, Besnik Baraj, ka njoftuar mbrëmjen e të shtunës, 27 shkurt, humbjen e nënës së tij për shkak të koronavirusit.
Në një dedikim prekës në Facebook, deputeti socialist tregon të gjithë vuajtjet e të ëmës në këtë betejë të vështirë me virusin që për fat të keq nuk ia doli dot.
Baraj ndërkaq apelon qytetarët të izolojnë maksimalisht të moshuarit, pasi edhe ai vetë nuk e mendonte kështu para se ta provonte me humbjen e njeriut të shtrenjtë.
“Netëve, tek rrija pranë nënës, ku sasia e oksigjenit varionte nga 50% në 90%, e dëgjoja tek rënkonte: “Oh nëna ime!’’ Për të ishte ende e gjallë nëna e saj!!! Sot unë e humba nënën time, por duket nëna vdes kur vdesin dhe fëmijët e saj.
Edhe unë përjetë do e kem në mendje dhe zemër, aq më tepër, kur ruaj kujtime të mrekullueshme, kur edhe në qortime ishte aq e ëmbël, kur nuk e ngriti zërin kurrë me asnjërin prej fëmijëve. Ishte ajo që krijoi një familje harmonike ku dhe mbolli shumë dashuri. Përjetë mirenjohës për gjithcka që na edukoi e mësoi!!!!
Sot, shumë miq e të afërm më kanë qortuar që nuk i lajmërova për t’i bërë nderimet e fundit. Në kushtet ku Covidi po merr jetë njerëzish, madje edhe të rinj në moshë, e pamë me vend të kufizohemi vetëm në rrethin e ngushtë familjar. Para se Covidi të futej në shtëpinë tonë, kurrë nuk mendoja si sot.Më besoni miq, vlerësojeni dhe përpiquni të izoloni maksimalisht të moshuarit, përndryshe do pendoheni dhe do humbisni të dashurit tuaj…. Është një cmim që nuk ja uroj askujt!!!!!! Ju falenderoj të gjithëve për dashamirësinë e treguar, për mesazhet tuaja. Uroj të keni vetëm mbarësi në familjet tuaja” shkruan deputeti socialist“.
Dita e shtunë ishte një ditë e trishtë edhe për një tjetër socialiste.
Ish-deputetja Valentina Leskaj bëri të ditur se bashkëshorti i saj nuk mundi të mposhte virusin e rrezikshëm Covid-19.