OKB: Shqipëria në 2019, merr statusin e vendit kandidat
Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor ka tërhequr edhe vëmendjen e Kombeve të Bashkuara, të cilat vlerësojnë se, pas të gjitha krizave të bllokut, financiare, politike dhe gjeopolitike, është e rëndësishme që Brukseli, me shtrirjen, të tregojë vazhdimësi.
Bashkimi Evropian është duke i dhënë një hov të ri zgjerimit në drejtim të Ballkanit Perëndimor me Shqipërinë, Bosnjen-Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë e Malin e Zi.
“Vendet e Ballkanit janë duke dialoguar me Bashkimin Evropian dhe ky është një diskutim në të cilin ne nuk jemi të përfshirë”, thotë zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, i cituar nga “Deutsche Welle”.
Ky është një zhvillim politik që është nxitur nga Bullgaria, e cila mban presidencën e radhës në BE. Bullgarët donin që bisedimet e pranimit të nisnin me Shqipërinë. Por, BE ka shpallur si vende kryesore kandidate Serbinë dhe Malin e Zi, të cilave u është hapur një perspektivë pranimi në vitin 2025. Blloku e sheh vitin 2019 si vitin vendimtar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe është i vendosur të mos importojë konflikte kufitare nga rajoni.
Viti 2019 pritet të jetë koha kur Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina do të mund të marrin statusin e plotë të vendit kandidat për pranim.
KOHA JONË SONDAZH

