Olli e Veliaj replikojnë direkt në prezantimin e masterplanit të parkut të Liqenit

 

 

Ka ndodhur sot. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj replikon me kryetarin e këshilltarëve demokratë të bashkisë, Leonard Olli gjatë ceremonisë së prezantimit të masterplanit të parkut të Liqenit.

Këshilltarët bashkiakë të djathtë shkuan të vizitonin disa familje të komunitetit rom të cilët vijojnë të jetojnë ende në këtë vend edhe pas thirrjeve të bashkise per t’u larguar prej aty nga bashkia.

Ja debati

Erion Veliaj:    Një nga premtimet që po mbajmë është ai për të kthyer parkun e liqenit në një park që u takon qytetarëve të Tiranës dhe jo zaptuesve të Tiranës, në një park që ka nevojë për gjelbërim dhe jo që ishte kthyer në një gropë septike.  Sigurisht që është më mirë që jemi ndarë kështu. Avokatët e zhulit, avokatët e gropave septike, avokatët e gjelbërimit, avokatët e pastrimit në anën tjetër.

Sigurisht që edukata është pjesë e kësaj ..

(Leonard Olli i afrohet pranë podiumit të ngritur dhe I jep dorën

Olli: Urime për shoun e bukur që po e zbukuroni qytetin me aksione me goditje të përqëndruar

Veliaj: Ne besojme tek gjelberimi, jo tek banjot, nese keni nevojë për banjo e keni përballë. Këtu është për qytetarët

Olli: Mbi të gjitha duhet të besoni tek e drejta e njerëzve për të jetuar. Me dhunën….

Veliaj: Kush është dhuna?

Olli: Ja me fadroma, e dokumentuar…

Veliaj: Që pastrohet qyteti i thoni dhunë?!

Olli: Me dhunë policore…

Veliaj: Qyteti do të gjelbërohet. Dashnorët e zhulit të shkojnë tek SHQUP-i, të dashurit e gjelbërimit do të rrinë këtu.

Olli: E keni gabim, ju jetoni në zhul moral dhe politik

Veliaj: Kjo është e pasjellshme që po bën

Olli: Unë ju dhashë dorën

Veliaj: Do vijnë të luajnë edhe fëmijët e tu në një vend të gjelbëruar

Olli: Respektoni të drejtën minimale të jetesës dhe të banesës

Veliaj: Edhe fëmijët tuaj do të luajnë

Olli: Lerini ata fëmijë të shkojnë në shkollë, mos diskriminoni shtresat në nevojë, është e turpshme

Veliaj: Edukata mësohet në shkollë nuk janë këtu që ta mësojnë. Më lini ta prezantoj

Olli: Cfarë të prezantoni?

Veliaj: Kishit 4 vjet…ja vizioni juaj për qytetin (Tregon me gisht mbeturinat)

Olli: Kalofsh mirë, Faleminderit

Veliaj: Gishtat përpjetë dhe aty ku duhet. Surprisë më të bukur për të treguar diferencë mes shpellës dhe qytetit ne nuk mund të kishim uruar, kështu që i falenderoj nga zemra përfaqesuesit e shpellës dhe mezi pres që edhe fëmijët e tyre të vijnë dhe ti gëzohen një hapësire të gjelbre në Tiranë.

SHKARKO APP