Olsi rikthehet në dhomën e tragjedisë, rrëfen se…(VIDEO)

Olsi Hajdari ka lënë spitalin pasi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rikthyer në banesën dhe në dhomën e gjumit por pa bashkëshorten e tij, me të cilën sapo ishin martuar, pasi 19-vjeçarja ndërroi jetë. Olsi tregon se nuk mban mend asgjë nga ajo natë, vetëm se kishin marrë një mangall me zjarr dhe e kishin futur për tu ngrohur në dhomë. ”Nuk mbaj mend asgjë fare. Nuk mbaj mend si më çuan në spital dhe kush më çoi. Jam përmendur vetëm në spital. Me Rezartën kam dy vjet. Tani bëmë edhe dasmën. Fiks mbrëmë një javë kemi patur ceremoninë. Që nusja nuk jetonte më e mora vesh në spital, më tha xhaxhai”,-tha për ”Abc News”. Rezarta Hajdari u dërgua pa jetë në spital, kurse Olsi mbeti dy ditë në koma për shkak të helmimit. Ekspertiza ligjore nuk ka dalë ende me një përfundim zyrtar për shkakun.

SHKARKO APP