Olsi, vëllai i kryeministrit Rama, duhet të flasë

 
 
Lapsi.al ka botuar sot disa dokumenta e fakte,qe sipas atyre, eshte i perzier ne kete tenderim (lexo me poshte) vellai i Kryeministrit Rama, pikerisht Olsi. Pas kesaj nuk mund te kalohet me heshtje kjo akuze, pasi ndonese ai eshte nje person privat qe ka te drejte te beje biznes e çdo gje tjeter te ligjshme ne Shqiperi. Mjafton te respektoje ligjin. Por kur flitet se ka firmosur edhe vellai i tij kryeminister, pra Edi Rama, atehere duhet te ndalohet e ka nevoje patjeter per sqarim per publikun. Jane prona publike ato qe ka dhene kryeministri e sipas akuzave ka dore edhe i vellai i kryeministrit. Nese nuk ka gisht e nuk eshte perfshire (urojme) atehere pse te mos dal te e thote se "nuk kam asnje lidhje me kete kompani qe ka marre 500 ha ne Durres? Kur nuk je i perzier njeriu del e thote prere "jo, dhe me hetoni!".
Por sa me shume kalon koha qe nuk pergjigjet Olsi dhe sidomos qeveria qe ka kryeminister vellain e Olsit, atehere lindin dyshime.
 
 
 
Në janar të këtij viti, kryeministri Rama nënshkroi një vendim të rëndësishëm qeverie, që parashikonte krijimin e një parku industrial në një territory prej 500 hektarësh në zonën e Spitallës në Durrës.
Ky vendim i hapi rrugë Ministrisë së Ekonomisë së drejtuar nga Arben Ahmetaj për të shpallur garën konkuruese mbi kompaninë që do e realizonte këtë projekt të rëndësishëm.
 
Ndërsa ministria e Ahmetajt përgatiste kushtet dhe kriteret e tenderit, në verën e këtij viti, vëllai i kryeministrit Rama, Ols Rama, së bashku me dy biznesmenë niset drejt Kinës dhe atje zhvillon disa takime pune me përfaqësues të një kompanie kineze të quajtur “Zheijang Haiteng Investment Co.Ltd”.
 
(Ne foto Ols Rama me biznesmenet shqiptare Gezim Mance dhe Krivis Meci gjate vizites ne Kine dhe faksimilja e kompanise “China Investments Group”)
 
Ols Rama shoqërohej në Kinë nga dy biznesmenët Gëzim Mançe dhe Krivis Meçi. Kompania kineze që ata vizituan, në një njoftim të sajin shprehej asokohe se Olsi me dy biznesmenët ishin zyrtarë të shtetit shqiptar, ndonëse asnjë prej të treve nuk mban ndonjë post shtetëror.
 
(Faksimile e kompanise “Albania Consulting Group”)
 
Gëzim Mançe dhe Krivis Meçi, që prej Prillit 2014 ishin ortakë në kompaninë e themeluar në Tiranë “Albanian Consulting & Investment Group”,  ndërsa në Gusht 2015, ata shkuan në Kinë të shoqëruar nga Ols Rama dhe u takuan me pronarin e kompanisë kineze “Zheijang Haiteng Investment Co.Ltd”, shtetasin e quajtur Xiaohe Zhou.
 
Dy muaj pas këtij takimi, në Tetor 2015, në Tiranë Ministria e Ekonomisë, bëri shqyrtim e ofertave të paraqitura nga kompanitë për shfrytëzimin e parkut industrial të Spitallës.
 
Kompania kineze “Zheijang Haiteng Investment Co.Ltd” e cila kishte lidhur ndërkohë kontaktet me Ols Ramën dhe dy biznesmenët shqiptarë dha një ofertë investimi prej 1.5 miliardë dollarësh. Në lojë ishte dhe një kompani italiane, por në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë për këtë kompani thuhej se “do i shqyrtohej dokumentacioni”. Është e qartë se kompania kineze shfaqet e preferuara e shtetit shqiptar për këtë biznes të rëndësishëm.
 
Por  sikundër tregon dokumentacioni zyrtar në Tiranë, dy miqtë biznesmenë të Olsi Ramës, kanë themeluar në Tiranë një kompani të re në Nëtor 2015, ata rezultojnë ortakë me shtetasin kinez që po fiton koncensionin për Parkun Industrial të Spitallës në Durrës.
 
(Faksimile e kompanise “China Investment Group”, ku 85% te aksioneve i zoteron Xiaohe Zhou ndersa 15% kompania “Albania Consulting & Investment” ne pronesi te Gezim Mances dhe Krivis Mecit)
 
Kompania e re quhet “China Investment Group” dhe zotërohet 85 % nga shtetasi kinez Xiaohe Zhou, ndërsa pjesa tjetër prej 15% zotërohet nga kompania “Albanian Consulting & Investment Group”,   e cila është në pronësi të Gëzim Mançes dhe Krivis Meçit.
 
Kjo kompani e re në aktin e themelimit, parashikon si objekt të aktivitetit të saj dhe “administrimin e parqeve industriale”.
 
Bëhet e qartë se kompania kineze që do shfrytëzojë për 99 vite 500 hektarë të Parkut Industrial në Durrës, vetëm dy muaj pasi u shpall kompani favorite në tender, themeloi një tjetër kompani në Tiranë në Nëntor, pikërisht me dy biznesmenët që shoqëronin vëllanë e kryeministrit gjatë vizitës në Kinë.
 
Duket se projekti dhe tenderi i qeverisë për Parkun Industrial të Spitallës, i ka kurdisur me kohë fituesit ndërsa kryeministri Rama në vendimin e një viti më parë që i hapi rrugën gjithë kësaj historie, anuloi dhe ndërtimin e Korpusit Universitar në Durrës, me qëllim ndërtimin e kësaj zone industriale prej 500 hektarësh në Spitallë./HashtagAlbania.com/
 
(Harta e zones ku eshte parashikuar ndertimi i Parkut Industrial te Spitalles ne Durres)

SHKARKO APP