Olsian Çela: Prokurorët nuk menaxhojnë dot pavarësinë që i jep ligji

Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm Oslian Çela përpara KLP foli për pavarësi të prokurorit. Sipas Çelës ligji i ri i dha mundësi prokurorëve që të jenë vetvetja dhe mos fshihen më pas drejtuesit. Ai konstaton me shqetësim se kjo pavarësi që i jep ligji nuk menaxhohet dot nga prokurorët.

Olsian Çela: Pavarësia e prokurorit është shumë e rëndësishme. Nga përvoja që kam marrëdhënie drejtues-vartës ka qenë një nga problemet kryesore me të cilat zyrat e prokurorive janë përballur dhje shpesh herë kanë krijuar ato problemet brenda zyrave dhe deformimeve të caktuara jo thjesht të vullnetit të prokurorit, por ndoshta edhe në interpretimit të ligjit në mungesë të hetimit.

Ligji i ri i dha mundësi prokurorëve që të jenë vetvetja, mos fshihen më pas drejtuesit.

Unë e shiko thelbësore granatimin dhe ruajtjen e kësaj pavarësie.

Ajo çfarë unë konstatoj me shqetësim është që prokurorë të caktuar për shkak të lirisë që i jep ligji, duke pasur dhe sensin  e protagonizmit nuk arrijnë ta menaxhojnë sa duhet këtë pavarësi që ligji i jep. Kjo prodhon pasoja.  

Për të menaxhuar këtë situata është e rëndësishme që prokuroria e përgjithshme të monitorojë  punën e prokurorive të shkallës së parë dhe apelit. Prokurori të mbajë një sy hapur për çdo gjë që ndodh. Mekanizmat për këtë do të ndërtohen.

Prokurorët duhet të jenë të përgjegjshëm. Pavarësia dhe përgjegjshmëria shkojnë bashkë. Pavarësia nuk është liri ndaj ligjit, por është liria për të vendosur sipas bindjes së brendshme në përputhje me ligjin.

Ligjet që janë miratuar nga reforma në drejtësi krijon mundësinë, kanë krijuar mekanizma të cilët lejoj në që prokurorët të kontrollohen për përgjegjshmërinë si ata zbatojnë ligjin, trajtojnë subjekte të procedurës penale, si sillen në raport me median apo me këdo tjetër.

SHKARKO APP