Olta Xhaçka takon ambasadoren e BE: Mirëpresim bashkëpunimin për të çuar përpara integrimin në Bashkimin Europian

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann. Përmes një postimi në “Twitter”, Xhaçka njofton se kanë diskutuar mbi rrugëtimin që e pret Shqipërinë pas hapjes formale të negociatave me Bashkimin Evropian.

Xhaçka shkruan se mirëpret bashkëpunimin me ambasadoren Hohmann për të çuar përpara procesin e negociatave.

 

SHKARKO APP