”Omicron” mutacioni që ka alarmuar botën, Brataj zbulon simptomat
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se në Shqipëri ende nuk është gjetur asnjë rast me mutacionin ”Omicron” të Covid-19, por sigurisht që dyshimet ekzistojnë.
Kurse shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thekson se simptomat tipike janë sekrecionet, dhimbjet e fytit dhe temperatura për 1-2 ditë.
”Omicroni ka tipike rrufën, sekrecionet, dhimbja e fytit dhe temperaturë 1-2 ditë dhe periudhë rikuperimi më të ulët se më parë. Sa u izolua shtami, u kapën me vonesë por ishin përhapur shumë. Viurset dhe shtamat e reja janë më transmetuese dhe më pak vdekjeprurëse, ndaj në vendet e tjera merren masa menjëherë”,-tha në ”TCH”.