OMN kundër KPK-së, ankimon vendimin për gjyqtarin Malaj
Pas dy rasteve të djeshme, sot Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) nuk është i bindur për vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).
Sot ka dhënë rekomandimin pranë Komisionerëve Publikë, për të ankimuar një tjetër rast. Bëhet fjalë për Artur Malajn, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë dhe njëkohësisht kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, i cili u konfirmua në detyrë më 3 gusht nga ana e KPK-së.
Institucioni i Komisionerëve Publikë ka marrë rekomandimin dhe është në pritje që të marrë në dorëzim vendimin me shkrim të KPK-së, për ta analizuar dhe për të vendosur nëse do ta apelojë apo do ta lërë në fuqi.
Vendimi ndaj Artur Malajt ëstë i katërti për të cilin Ndërkombëtarët rekomandojnë apelim, pas atyre të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gentian Osmani dhe gjyqtarit të Apelit Administrativ, Gentian Medja.
KOHA JONË SONDAZH

