“Ooo të fala kujt të dush”, Braçe përplaset me Balliun dhe mbyll mbledhjen
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe është detyruar të mbyllë mbledhjen pasi është përplasur me deputetin e PD-së Klevis Balliu i cili i ndërhynte gjatë fjalës. I nervozuar, Braçe ka shpallur të mbyllur mbledhjen dhe është larguar mes replikash me Balliun.
Balliu- Braçes: Zoti kryetar, ca justifikimi ke për këtë…
Braçe: A ka mundësi të mbaroj unë, ore do rrish tani
Balliu: Unë eeee
Braçe: Mbledhja mbyllet këtu
Balliu: O të fala mbylljes e kujt të dush
Braçe: S’ka mbledhje këtu sa të jesh ti
Balliu: Erjon më shumë shanse kam të hyj unë këtu brenda se ti, vazhdo rrugën tashi
Spaho: Edhe dje e mbylle mbledhjen kështu, nuk është serioz
KOHA JONË SONDAZH

