”Open Balkan”, Berisha: Është i hapur për krimin, drogën dhe pasigurinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me ekspertë dhe gazetarë për çështjen e sigurisë, deklaroi ndër të tjera se nisma rajonale ”Open Balkan” shërben për krimin, drogënm dhe pasigurinë.
“Në të vërtetë, kjo aleancë aq sa përbën një problem të pamohueshëm për sigurinë kombëtare, aq problem edhe për rendin, sigurinë dhe luftën ndaj krimit. Janë pikërisht në këtë aks, lëvizin, operojnë, bandat më të fuqishme të Ballkanit.
Atje ishte Bjellivuku, këtu janë Bjellivukët e tjerë, por në një farë mënyre “Ballkani i Hapur” është një Ballkan i hapur për krimin, drogën, për pasigurinë”, shtoi Berisha.