”Open Balkan”, Bushati: Një interes serb që i intereson Rusisë
Sot dhe nesër në Ohër mbahet samiti për ”Open Balkan”, dhe televizonet sonte po trajtojnë këtë temë. Analisti Andi Bushati, thotë se lajmi i dhënë nga kryeministri Edi Rama se Mali i Zi i është bashkuar ”Ballkanit të Hapur” është i pavërtetë. Që kjo të ndodhë, tha analisti duhet të votohet nga Kuvendi i Malit të Zi.
Sipas Bushatit lajmi për zgjerimin e Ballkanit të Hapur po serviret nga Rama për të mbuluar atë që konfirmoi ministri i jashtëm rus, se kjo është një nismë e Serbisë me mbështetjen e Rusisë.
“Ministri i Jashtëm rus pranoi se kjo është një nismë e Vuçiçit dhe e mbështetur nga Moska në kundërshtim me Brukselin, që i do këto vende me Ballkan të mbyllur, sipas Rusisë. Kemi marrë një konfirmim se Ballkani i Hapur është një interes serb që i intereson Rusisë. Rusia thotë më mirë Ballkani të kontrollohet nga ne përmes Serbisë se sa nga Parisi dhe Berlini”, tha Bushati.