“Open Balkan”? Çela: Një zgjidhje jashtë BE-së, e gabuar për Shqipërinë
Drejtoresha ekzekutive e AIIS, Alba Çela, thotë se një alternativë tjetër për Shqipërinë përtej BE-së do të ishte zgjedhje e gabuar, duke lënë kështu në pikëpyetje rolin e nisëm “Open Balkan”.
“Do ishte zgjedhja e gabuar. Ka edhe skenarë të ndryshëm, probabiliteti i tyre është i ulët. Ka një fill të tranzicionit që duket i pambaruar nëse kjo s’kryhet. Përndryshe krijohet kaos. Nuk kemi bagazhe me Lindjen, kemi bërë një shkëputje.
Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një gjë e vogël. Nëse nuk gjendet një konsensus për një gjë të vogël, si mund të mendojmë se ka një plan për ta shpëtuar Ballkanin nga ndikimet. Plan tjetër nuk ka, por nuk është se mungojnë aktorë të tjerë që monitorojnë dhe të rrisin praninë e tyre.
Nëse do ketë vizion të zgjerimit për gjithë rajonin, ajo është e gjitha vullnet politik. Është dëshira për ta përmbyllur unionin. Do të doja që BE ta në merrte për të përmbyllur projektin e tij. Të gjitha problemet që kanë nuk marrin zgjidhje pa Ballkanin. Ato po dizajnojnë unionin e ri”.
KOHA JONË SONDAZH

