“Open Balkan”, eksportet në blegtori: Të disavantazhuar por duhen hapur tregjet

Firmosja e marrëveshjes për eksportin e produkteve blegtorale, mes tre ministrive të bujqësisë në kuadër të “Open Balkan”, do t’i mundësojë për herë të parë Shqipërisë shitje në rajon.

Ndikuar nga mungesa e lëndës së parë, por edhe të standardeve të kërkuara nga BE-ja, produktet shtazore deri tani kanë gjetur rrugën e tregtisë vetëm për konsum të brendshëm.

Për ekspertët nisma është pozitive, por fermeri shqiptar mund të ndeshet me një bllokim të tregut nga importi. “Shqipëria ka një ulje 12,2% në blegtori, nuk na favorizon, ne nuk eksportojmë. Jemi defiçitar në mbarështimin e derrit me 60%, gjedhit, si dhe qumështit me 37%, që e zë importi. Marrëveshjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të përfshijnë shumë fusha të bujqësisë dhe blegtorisë, që mos t’i kemi të copëzuara”,-thotë Ilir Pilku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të garantuar konkurrencë të ndershme, ekspertët sugjerojnë që subvencionet në bujqësi të jenë të barabarta ose të përafërta me vendet e “Open Balkan”, në të kundërt kriza ekonomike do të thellohet edhe më tepër për fermerin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?