”Open Balkan” merr formë, për 18 muaj nis lëvizja e lirë

Sot u bë me dije se falë ”Open Balkan”, në vitin 2023 do të nisë lëvizja e lirë e njerëzve mes Serbisë-Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ishte presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, që nga Beogradi dha lajmin, ku ndër të tjera shtoi se po punohet për të gjetur dakordësinë edhe për lirinë e punësimit.

Kryeministri Rama njoftoi se nga janari i vitit të ardhshëm pritet të nisë lehtësimi i procedurave doganore për lëvizjen e mallrave. Takimi i radhës është parashikuar të mbahet në fundin e muajt dhjetor në Tiranë dhe numri 2 i qeverisë së Shkupit paralajmëroi rezultate.

”Në takimin tonë në fund të dhjetorit në Tiranë duam të deklarojmë një sërë fitoresh, përfshirë edhe zgjidhje të problemeve që përmenda më parë. Sa më shumë fitore arrijmë së bashku aq më tërheqëse do të bëhet nisma për vendet e tjera”, tha zv/kryeministri maqedonas Dimitrov.

SHKARKO APP