“Open Balkan”, Shkodra: Iniciativa është pozitive

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, thotë se duhet parë pozitivisht çdo iniciativë qeveritare që tenton të çlirojë potenciale apo heq vështirësitë përsa i përket lëvizjes së qytetarëve dhe ndërveprimet ekonomike të shteteve përkatëse. Fjalën Shkodra e ka për ”Open Balkan”.

”Duhet të nisim një marrëdhënie të re me vendet e Ballkanit Perëndimor, që të krijojmë mundësi të reja zhvillimi të ekonomisë sonë”. Për të ka klimë goxha mes bizneseve të rajonit, por thekson se ajo që i ka penguar ka qenë gjithmonë politika konfliktuale.

”Po shitet politikisht se ne duam të krijojmë një shtrat të 4 lirive që duhet të jenë të pranuara dhe implementuara nga të gjitha shtetet, por ne e dimë që nuk ka asnjë shans që shtetet të cedojnë nga mundësia për të qenë konkurrues. Nganjëherë, këta vende e krijojnë duke vendosur barriera jotarifore. Është paksa utopike kjo, duke u nisur nga karakteri ballkanas që kemi të gjitha shtetet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkodra thekson se Shqipëria i ka pasur të gjitha mundësitë që t’i hiqte barrierat me Kosovën prej kohësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?