Operacion antidrogë, 28 të arrestuar në Vlorë

Aksion antidrogë në lumin e Vlorës dhe në qytet. Nga ky operacion 28 persona janë arrestuar për trafikim dhe kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa në total janë lëshuar 40 urdhër arreste, nga të cilët 2 persona janë shpallur në kërkim, 5 janë me arrest shtëpie dhe 5 persona të tjerë detyrim paraqitje.

Aksioni ka nisur rreth orës 3:00 të mëngjesit. Urdhër arrestet janë ekzekutuar gjatë natës deri mëngjesin e sotëm dhe janë prerë me urdhër të prokurorisë së Vlorës dhe kërkesë të policisë gjatë të premtes dhe të shtunës.

Rrjeti ka qenë në survejim prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis. Operacioni vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave, në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjejë elemente që ndihmojnë hetimin. Për të gjithë të ndaluarit tashmë janë prerë urdhër-arrestet e posaçme.

SHKARKO APP