Operacion antidrogë në Berat
Një operacion i ndërmarrë nga Policia e Beratit i koduar “Kalaja” ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 400 kg kanabis, 2.5 kg heroinë dhe një arsenal armësh në banesën e një shtetasi. Aksioni i policisë është ndërmarrë në lagjen “13 shtatori” në banesën e L.B, 47-vjeç i cili konsiderohet si posdues i lëndëve narkotike dhe armëve si një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive.
Njoftimi i Policisë:
Në zbatim të Planit Opracional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, apo lëndëve shpërthyese, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Berat u zhvillua operacionin i koduar “Kalaja”. ku u shpall në kërkim shtetasi:
L.B, 47 vjeç, banues në Berat.
Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit L.B në lagjen “13 Shtatori” ku gjatë kontrollit u gjetën në banesë 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës, 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake” parashikuar nga nenet 283/1, 278 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

