Operacion antidrogë në Tiranë, 20 persona të arrestuar

Një operacion anti-drogë po zhvillohet mëngjesin e ditës së sotme në Tiranë ku bëhet me dije se 20 persona janë arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që shpërndante kanabis dhe kokainë në afërsi të shkollave dhe ambienteve të tjera rreth tyre.

Kontrolle janë bërë edhe nëpër lokale për të vënë në pranga persona të tjerë që merren me shpërndajren e lëndëve narkotike.

Deri më tani, mësohet se janë sekuestruar sasi kokaine dhe kanabisi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni është ende në zhvillim dhe pritet zbardhja e detajeve të reja rreth identiteteve të personave të arrestuar. Për aksionin, pritet të ketë një konferencë për shtyp nga policia e Tiranës në orën 11:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?