Operacion antidrogë në Vlorë, pjesë e aksionit ndërkombëtar kundër kokainës

Operacioni antidrogë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë ishte pjesë e një aksioni ndërkombëtar kundër kokainës.

Aksioni antidrogë u zhvillua njëkohësisht në Gjermani Itali, Belgjikë, Spanjë dhe Dubai sipas burimeve të Anila Hoxhës, ku janë dhënë 20 urdhër arreste.

Rrjeti i drogës ka sjellë kokainë në Evropë kryesisht në Belgjikë dhe Holandë nga Ekuadori. Pjesëtar i rrjetit dhe me rol kryesor dyshohet se është shqiptari Dritan Rexhepi i burgosur në Ekuador.

Burimet shtojnë se rolin më aktiv nga nga pesë të arrestuarit në Shqipëri e ka pasur J.ll. , i cili koordinonte veprimet për ngarkesat që hynin ne Evropë.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 5 persona dhe 2 të tjerë janë akoma në kërkim gjatë operaciont policor antidrogë në Vlorë.

SHKARKO APP