Operacion i madh: 37 të arrestuar në Shqipëri e Itali. Konfiskohen mbi 40 milionë euro drogë
Policia italiane në bashkëpunim edhe me autoritetet shqiptare kanë arrestuar 37 persona, të akuzuar si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombetar të drogës.
Mediat italiane raportojne se gjatë operacionit janë sekuestruar 3 tonë e gjysmë drogë, e llojit marijuanë, hashash e kokainë, e ndarë në 7 milionë doza.
Sipas policisë italiane vlera ne treg arrinte ne 40 milionë euro. Operacioni është shtrirë ne Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.
Nuk ka të dhëna rreth identitetit të personave të arrestuar mes të cilëve thuhet se ka edhe shqiptarë, ndërkohë që policia do të dalë në një konferencë për mediat me vonë.