Operacion kundër lojërave të fatit, 3 persona në pranga
Policia e Vlorës organizoi operacion mbrëmjen e së shtunës një operacion kundër lojërave të paligjshme të fatit, në fund të së cilit u vunë në pranga 3 persona.
Operacioni u zhvillua në disa lokale në zona të ndryshme të qytetit turistik, ku kishte të dhëna se ushtrohej aktiviteti tashme prej vitesh i paligjshëm i lojërave të fatit.
Policia shoqëroi disa persona dhe në fund vendosi të mbajë të arrestuar shtetasit Aldo Malaj, Xhulio Ferati dhe Denis Biraci, ndërsa të tjerët u proceduan penalisht.
Gjatë kontrollit janë konstatuar disa pajisje elektronike, si një kompjuter laptop, një printer, një Ipad të cilat dyshohen se përdoreshin për lojëra të palejuara dhe baste sportive, duke përfituar vlera monetare të pa deklaruar në organet tatimore.
Një operacion i ngjashëm u organizua nga policia dhe në qytetin e Fierit, ku u arrestuan për ushtrimin e kësaj veprimtarie 3 persona dhe 2 të tjerë u proceduan.