Operacion policor për arrestime të një grupi stërmadh të drogës

 

 
 

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar prej mesditës së sotme në Tiranë. Burime policore thanë se janë lëshuar 24 fletë-arreste. Rrjeti i drogës ishte nën survejim.

Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, armë dhe një sasi të konsiderueshme parash. Të shoqëruar janë edhe disa persona të tjerë që dyshohen si bashkëpunëtorë. Nuk dihet ende nëse arrestimet janë kryer me urdhër gjykate. Grupi mbahej nën vëzhgim prej rreth 6 muajsh. Detaje të tjera do të japë pas pak Policia e Tiranës. 

SHKARKO APP