Operacionet anti-KÇK, Soreca: Tregon vullnet politik për të trajtuar problemin. Do takohem me udhëheqësit e SPAK

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar për herë të parë nga Vlora në lidhje me operacionet e OFL.

Soreca thotë se operacionet tregojnë vullnet politik, kurse shton se po ndjek procesin nga afër. Luigi Soreca nënvizon se ka tepër rëndësi që në këtë rast të respektohen të drejtat e njeriut.

Ai shton se do të takojë edhe udhëheqësit e SPAK, ndërsa shprehet se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Brendshëm.

Përsa i përket operacionit Forcat e Ligjit, ne kemi bërë dhe më parë një deklaratë dhe ne besojmë se logoja ‘ndiq paranë’ është mënyra më ë mirë për t’u adresuar drejt këtyre personave, dhe tregon vullnetin politik për ta trajtuar këtë problem. Megjithatë, mënyra sesi do zbatohet ky ligj është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndjekim nga afër aplikimin e këtij ligji. Është shumë e rëndësishme që kjo strukturë e re të ndjek natyrisht parimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, por dhe me sundimin e të drejtave të njeriut, si dhe shumë e rëndësishme që kjo platformë të ndiqet nga SPAK. Jam në kontakt të përgjithshëm me ministrin e Brendshëm dhe javën që vjen do takohem me udhëheqësit e SPAK”, deklaron Soreca.

SHKARKO APP