Operacionet e fundit/ Drejtori i Policisë së Shtetit, takim me shefen e Krimeve të Rënda
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në orën 17:00 të pasdites së sotme ka zhvilluar një takim te Prokuroria e Krimeve të Rënda me drejtuesen e këtij institucioni, Donika Prela.
E ndërsa nuk ka ende shumë detaje nga tema e diskutimit mes Veliut dhe Prelës, takimi vjen pas operacioneve të fundit nga policia në bashkëpunim me prokurorinë në Shkodër, Krujë, por edhe në qytete të tjera për të prangosur ‘të fortët’ që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje kriminale.
Ndërkohë që ditën e sotme ka pasur edhe një debat mbi çështjen Shullazi, ndërsa Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku urdhëroi transferimin e përkohshëm në rrethe të prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit për dosjen e Shullazit.
KOHA JONË SONDAZH

