Operacioni antidrogë në Elbasan, policia: Mes të arrestuarve edhe biznesmenë

Placeholder Image

Policia e Elbasanit ka zhvilluar këtë të enjte një konferencë për mediat, ku ka folur mbi një hetim 3 mujor për goditjen e trafikut të drogës.

Uniformat blu të Elbasanit bëjnë me dije se kanë goditur grupe kriminale që shpërndanin drogë të llojit të ndryshëm si heroinë, kokainë, kanabis etj.

Falë këtij operacioni, policia njofton se ka sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €.

“Gjatë kontrolleve policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kg e 313 g kokainë. 860 gr heroine, 1 kg kanabis, mijëra doza kokainë, fara kanabis, metadon të sekuestruara. Një armë zjarri, sasi municioni, silenciatorë, armë të forta si dhe një shumë prej 51 milionë lekësh dhe 15 mijë euro.

5 shtetas të tjerë pjesëtare, dhe në gjendje të lirë edhe 29 shtetas të tjerë. 11 të tyre kanë qenë të dënuar për vepra të lëndëve narkotike, ndërsa të tjerë për vepra të ndryshëm penale. 10 persona janë pjesë e këtyre grupeve kriminale. Hetimi është në vijim. Janë lëshuar 52 urdhër arreste, 48 të proceduar 7 janë në kërkim.”- thotë një prej policëve.

Ndërkohë nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Ilir Proda, u shpreh së në operacionin e zhvilluar, mes të arrestuarve ka pasur edhe biznesmenë si dhe drejtues të grupeve kriminale.

‘Janë goditur një sërë shpërndarësish dhe drejtues të grupeve kriminale, po ashtu edhe furnizues. Midis tyre ka biznesmenë dhe persona me arsim të lartë.’- u shpreh Proda.

SHKARKO APP