Operacioni antidrogë në Skrapar, zbulohet roli i 4 zyrtarëve të policisë
Detaje të reja kanë dal nga operacioni i policisë, i cili goditi një strukturë kriminale që kultivonte kanabis në Skrapar.
Pas 7 muajsh hetimesh, SPAK thotë se në këtë aktivitet kriminal rezulton të jenë përfshirë katër zyrtarë policie.
Tre prej të cilëve janë identifikuar si Klement Zeqo, Bardhyl Çela dhe Astrit Duro që janë dërguar në burg, ndërsa Neritan Naska shef i stacionit të Policisë Polican në arrest shtëpie. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për shpërdorim detyre dhe masa e sigurise u është bërë e ditur.
Në dosjen hetimore thuhet se oficerët e policisë mbanin kontakte direkte me drejtuesit e grupit kriminal që kultivonte kanabis në zonë dhe i informonte anëtarët e tij për çdo lëvizje të policisë.
Në një nga bisedat e përgjuara dëgjohet polici Astrit Duro që orienton trafikantët të zhduknin drogën, pasi në zonë do të shkonin grupet e policisë për kontroll.
Nga përgjimet është provuar se grupi kriminal ka kultivuar kanabis në parcela dhe vende të ndryshme.
Të dyshuarit dhe akuzat:
1- Arben Lekli – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, ”Pastrimi i produkteve te vepres penale apo veprimtarisë kriminale”
2- Sefedin Dokaj – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”
3- Alban Bendo – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”
4- Fatjon Beshiri – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”
5- Anxhela Beshiri – arrest shtëpie, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”
6- Selfo Kaposhi – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”
7- Esmeraldi Kaposhi – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”
8- Zylyftar Zhurda – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”
9- Ilia Ballo – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”
10- Olgert Dusho – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim
11- Elson Dusho – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim
12- Teki Dusho – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim
13- Fuat Dusho – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim
14- Enver Mucaj – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim
15- Altin Sula – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim
16- Redian Shimi – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim
17- Ilir Shimi – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim
18- Klement Zeqo – “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”
19- Bardhyl Çela – “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”
20- Astrit Duro – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”
21- Neritan Naska – arrest në shtëpi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”
22- Edmond Zotkaj – arrest në shtëpi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”
23- Fatos Lamaj – arrest në shtëpi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”