Operacioni antikorrupsion në Vlorë, pranga të dyshuarit të tretë

Policia e Vlorës, në vazhdën e operacionit të djeshëm që çoi në arrestimin për korrupsion shtetasve Robert Petoshati dhe Gjolek Xhaferraj, ka vënë në pranga një person të tretë për të njëjtën vepër penale.
Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga ka rënë shtetasi Myqerem Çela, vjeç 60, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë. 
Arrestimi i këtij shtetasi u krye menjëherë pasi gjatë hetimeve të vazhdueshme, ai rezulton se ka qenë ndërmjetësi kryesor që ka ndihmuar në shkëmbimin e parave nga Gjolek Xhaferraj drejtuar shoferit te Gjykatës, Robert Petoshati. 
Gjatë arrestimit të këtyre shtetasve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 mijë euro, 207.200 lekë (të reja) dhe sende të tjera si aparatë celularë. 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë.

SHKARKO APP