Operacioni “Azili, dy në pranga sepse ndihmuan 100 azilkërkues për në Gjermani
Muajt e fundit Shqipëria po thyen rekorde sa i përket numrit të azilkërkuesve në vende të ndryshme të BE, kryesisht në Gjermani, çka ka ngritur shqetësim nga autoritetet e këtij vendi. Mbi këtë fenomen, Policia e Durrësit ka njoftuar se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Azili”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 27-vjeçarit Besnik Gjoka dhe i 25 vjeçarit Shaban Gjoka, të afërm me njëri-tjetrin dhe banues në Fushë-Krujë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dërguar rreth 100 persona që kërkonin azil në Gjermani, me qëllime përfitimi, duke i ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.
Të arrestuarit, me anë të mjeteve të tyre i transportonin njerëzit në itenerarin Kosovë-Serbi-Hungari-Austri-Gjermani, kundrejt pagesave që varionin nga 500 deri ne 1500 euro për person.
KOHA JONË SONDAZH

