Operacioni “Balcania”, 14 të arrestuar në Shqipëri e Itali për drogë e prostitucion

Një operacion policor ndërkombëtar, i shtrirë në Itali e Shqipëri, ka çuar në arrestimin e 14 personave, që dyshohet të jenë pjesë e një grupi kriminal të organizuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit.  Operacioni, i koduar me emrin “Balcania”, ka nisur rreth orës 05:30 të kësaj të enjteje dhe është shtrirë në qytetet Rimini, Foxhia, Ravenna dhe Piacenca; ndërsa në Shqipëri, në Tiranë e Durrës. Ergyst Çeka, 26 vjeç, u arrestua në Tiranë, ndërsa Kujtim Jangozi, 40 vjeç, u prangos në Krujë, sipas policisë, “me qëllim ekstradimi drejt Italisë”.  Policia shqiptare dhe ajo italiane janë duke vijuar hetimet, ndaj deri tani kanë publikuar vetëm inicialet e të arrestuarve të tjerë.

Burime zyrtare të policisë shqiptare saktësojnë se nga të arrestuarit, 8 janë shtetas shqiptarë, 5 rumunë dhe 1 person shtetas italian.

Dy shqiptarët janë arrestuar në Tiranë dhe në Durrës, ndërsa 6 të tjerët, së bashku me rumunët dhe italianin, janë prangosur në Itali. Në pranga nw Itali kanë rënë shtetasit shqiptarë me inicialet E.C, A.H, E.C, K.J, A.D, E.SH, E.V dhe G.D

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëllimi i operacionit, shtuan burimet, ishte ekzekutimi i 14 urdhër-arresteve, dy nga të cilët ishin ndërkombëtarë. – “Të gjithë personat e arrestuar dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar, i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit në zonën e Riminit”, saktësuan burimet policore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?